Strehimi i afganëve, Gjeneral Ahmetaj: Shqipëria e ka detyrim mbështetjen e pakushtëzuar ndaj USA, NATO-s dhe UN
Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj
Sigurisht e ndjek me vëmendje shtesë zhvillimet, vlerësimet, skenarët e kërcënimeve, kundërshtitë dhe dakordësitë strategjike të institucioneve, aktorëve, instituteve, forumeve dhe ekspertëve në Washington DC, Bruksel, New York, e gjetkë mbi gjendjen dhe perspektivën e Afganistanit! Bashkëlidhur po ndaj intervistën e fundit të një mendje brilante në fushën e sigurisë globale, Admiral Stavridis, ish-Komandant Suprem i NATO-s, për/me të cilin kam patur privilegj të punoj (2009-2013) !
Lexuar këtë, e gjej pa vend fare që t’i “ti mësoj babait arat”, për më tepër që për vendet e vogla si dhe për çështjet me impakte globale, “të dëgjuarit dhe heshtjen” i çmoj dhe këshilloj si arsye racionale zyrtare dhe individuale!
Ndërkohē që bota mbarë po ndjek e shokuar, ore pas ore në 3D zhvillimet në Afganistan, e gjej po ashtu si protagonizëm cinik për cilindo që “gjetën rastin të shfryjnë mllefin për humbjen dhe dështimet e turpshme të imperializmit Amerikan” apo të tjerë populist mjeranë ose të gjithëditur, që japin mendje si duhet të sillen Presidenti Biden, SHBA, NATO, UN, BE, Rusia, Kina, veçmas ose së bashku për të ardhmen e sistemit global të sigurisë!
Si një ekpert më shumë se modest për SK dhe NATO-n besoj edhe më fortë, se për rrethanat shtesë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për Shqipërinë zyrtare, përveçse të kontribuojë: “kohezion, solidaritet dhe mbështetje të pakushtëzuara kur vjen puna te interesat gjeopolitike në raport me USA, NATO-n dhe UN”!
Kështu, përveç protagonizmit politik të panevojshëm të Kryemistrit, përtej oshilacioneve të Kryetarit pa këllqe pas asnjë fitore të vetme në 8 vjet, apo sindromës së kamikazëve pas karrigeve të pushteteve: “vendimin e qeverisë Rama për mikpritjen e afganëve të kërcënuar nga talibanët, nuk e gjej as si gjest i fisnikërisë apo autolëvdata si këto, por vetëm në përmbushje të DETYRËS KOMBËTARE për të ndarë barrën dhe marrë përsipër përgjegjësitë në raport me SHBA, NATO-n si dhe e gjej njē mundësi shumë e mirë që kjo detyrë shtëpie, korespondon si mesazh para uljes në karrigen e Këshillit të Sigurimit në UN !
Nga ana tjetër, kur vjen fjala te sistemi, faktorët dhe aktorët e sigurisë globale: “USA, NATO, UN, BE, AU, etj nuk janë as organizma bamirësie as xhandarmëri ndërkombëtare por sinergji vlerash, rregullash, angazhimesh, kapacitetesh dhe detyrimesh për të reaguar në mënyrë kolektive ndaj kërcënimeve dhe interesave të përbashkëta!
Thënë sa më lartë, si mesazh për kopenë e donkishotëve të sëmurë nga populizmi dhe egocentrizmi i pushtetit, apo për audiencë globale si dhe ushtrinë e listës së pagatorëve në portalet e kunetërve, i lutem Zotit «të na mbyll gojën të mos flasim kur nuk kemi çfarë të themi…”!
Kthimi si 20 vjet më parë i regjimit të Talibanëve, nën drejtimin e liderit suprem Akhundzada si dhe zëvendësit Yaqoob (djali i themeluesit të Talibanëve, Mulla Omar), është këmban e fortë alarmi, që sigurisht do të krijojë një «Erë të Re» të standarteve të sigurisë jo vetëm në Afganistan dhe rajonin e trazuar, por do t’i shkundi gjithë mekanizmat e sigurisë, pasi: ” Liria nuk dhurohet përgjithmonë, por mbetet para se gjithash sfidë, mision dhe përgjegjësi Kombëtare”!
Në përmbledhje sa sipërpërmendur, shpresoj, uroj dhe lutem që populli Afgan të gjej dritën e arsyes si dhe në emër të Zotit të shmangë vëllavrasjen dhe të vendosi paqen në themelet e ardhmërisë së kombit të tyre të masakruar dhe martirizuar për interesa të të tjerëve, nga vetëvetja dhe jo vetëm.
Shqipërisë po ashtu do t’i duhet të përmirësojë më tej instrumentat dhe më posaçërisht aftësitë e kapaciteteve të Sigurisë Kombëtare si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj USA, Rajonit, NATO, BE dhe UN !
* Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Espert i Lartë SK & NATO;
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare– PD;
Këshilltar Ushtarak i President të R.Sh;
Zv.ShShP &Përfaqësues Kombëtar NATO;