Strehimi i afganëve në Shqipëri, është vendosur baza por mbahet sekret
Lajmi i ditës është vendimi i Shqipërisë për të pranuar mijëra afganë për një periudhë tranziti. Institucionet që do të merren me strehimin e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por çdo gjë mbahet sekret.
Tashmë është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga kryeministri Edi Rama.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare. Qindra muxhahedinë iranianë janë strehuar në Shqipëri, në një kamp në afërsi të Manzës, i njohur si kampi “Ashraf”.