Strehimi i afganëve, Rama për ”BBC”: Bukë, kripë e zemër nga shqiptarët. Vendet e pasura zero ndihmë
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median botërore ”BBC World News”, thotë se shtetasit afganë që po strehohen dhe do të jetojnë për një kohë në Shqipëri, do të përgjigjet qeveria shqiptare.
Rama zbulon se deri më tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga vendet e pasura. Kreu i qeverisë pohon se vendi po ja del vetë në bashkëpunim me disa organizata.
Çfarë po bën Shqipëria për tu siguruar atyre gjëra që u duhen?
30 vite më parë ishim ne afganët, që përpiqeshin t’i largoheshin ferrit të tyre që të mbërrinin në brigjet italiane. Dhimbja, ankthi dhe e panjohura ka qenë e njëjtë. Jemi të prirur ta bëjmë këtë gjë sepse kjo na nderon ne vetë, traditën dhe historinë tonë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë për këtë. Ne nuk jemi vend i pasur, por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne do të jemi bashkë. Ne nuk jemi vetëm, këtu ka shumë organizata, ju përmendët vetëm një, por ka dhe shumë të tjera.
Ju përmendët dhe e pranuat që Shqipëria nuk është një vend i pasur, a po merrni ndihmë nga vendet e tjera?
Nga vendet më të pasura the? Jo, po mbështetemi vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Mesa duket është një numër i konsiderueshëm nga Britania e vende të tjera që duket se e kanë zemrën e madhe. Kemi një shprehje këtu tek ne, bukë, kripë e zemër, nuk do tu mungojë kjo gjë nga ne. 500 mijë vëllezër e motra nga Kosova erdhën tek ky vend kaq i vogël. Aso kohe ishim më të varfër dhe ja ku jemi. U pasuruam në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.