Stresi dënohet me dy muaj burg, gjykata “i fali” 1 muaj

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin artistik edhe si “Stresi”, nuk ka mundur më tej t’i shpëtojë drejtësisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 muaj burg.

Vendimi u mor sot në seancën e zhvilluar ndaj këngëtarit. Gjyqtari Arben Micko vendosi të dënojë Stresin me tre muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar për këngëtarin është vendosur dy muaj burg.

Këngëtari po hetohej kohët e fundit në gjendje të lirë për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të Policisë dhe kundërshtim të forcave policore.

SHKARKO APP