Stresi dhe familja e tij votojnë Partinë Demokratike…

Është zgjuar më Blu se kurrë ditën e sotme këngëtari i shumë komentuar për rebelizmin e tij jo vetëm në muzikë, por edhe për ngjarjet e njëpasnjëshme që krijon me policinë shqiptare. I njohur për bindjet e tij të djathta në politikë, sot në mëngjes rreperi Arkimed Lushaj, i cili më shumë thirret me emrin e artit, Stresi ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shfaqet bashkë me familjen e tij, me në krye Sali Lushajn, ish bodyguard i ish kryeministrit, Sali Berisha. “Mirëmëngjesi nga familja Blu”, shkruan në postimin e tij Stresi, duke lënë të kuptohet që vota e të gjithëve shkon për Patinë Demokratike.

SHKARKO APP