Stresi: Dua të rri në burg; babi tregon shkaqet

Ditën e djeshme për Stresin ishte paracaktuar të zhvillohej seanca për shqyrtimin e ankimimit në Gjykatën e Apelit në orën 09:45. Mirëpo, avokati i tij, Marash Ibraj, hoqi dorë nga kërkesa për lirim. Ai tha se Lushaj nuk besonte te drejtësia. Stresi u arrestua më 17 tetor. Ai u arrestua për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Babai i Stresit, Sali Lushaj, thotë në një postim në “Facebook” se tërheqja nga ankimimi në Apel i masës së sigurisë ka ardhur pasi gjyqtarja e çështjes është “gjyqtare e devotshme dhe e zellshme e partisë në pushtet”.

“E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë. Duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit”, shkruan ai më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjyqtare e Apelit është Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin e së hënës. Një familje persekutorësh nuk mund të gjykojë një të persekutuar. Pinjolle e një familje persekutorësh, nën urdhrat e partisë në pushtet”, u shpreh dje Lushaj për gazetën “Panorama”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?