Stresi kandidon për Këshillin Kombëtar të PD-së, i pranishëm në Pallatin e Kongreseve
Edhe pse lista e kandidatëve për këshillin kombëtar nuk është bërë publike reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka publikuar në rrjetet sociale, vendimin për të kandiduar si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Stresi është parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, teksa pritet që nga momenti në moment të nisë mbledhja e kuvendit Kombëtar të PD-së, ku do të miratohen ndryshimet statutore dhe do të zgjidhen anëtarët e rinj.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë PD nuk ka bërë publike listën e kandidatëve për këshillin kombëtar për shkak të lobimeve të ndryshme që mund të bëhen.
KOHA JONË SONDAZH

