Stresi, policia liron këngëtarin pas verifikimeve

Policia e Tiranës ka lënë të lirë këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë me emrin artistik Stresi.

Lushaj u ndalua pranë një qendre votimi në afërsi të shkollës “Partizani” në kryeqytet.

Policia bëri ndalimin dhe më pas e shoqëroi drejt komisariatit nr.4 për të verifikuar nëse ai ishte një person në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga verifikimi, rezultoi se ndaj Lushajt ishte anuluar urdhri i ndalimit dhe ai u la menjëherë i lirë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak kohë më parë, Lushaj u largua nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pë të cilën u morrën dhe masa disiplinore ndaj disa policëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?