Struktura e Mbrojtjes së votës në PD? Komisioneri Celibashi: S’kemi pasur asnjë raportim

Në Komisionin e Ligjeve sot Ilirjan Celibashi prezantoi raportin vjetor të KQZ për 2021-shin, vit që përkon me zgjedhjet parlamentare. Kryekomisioneri tha se KQZ-ja nuk ka patur raportime për veprimtarinë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga PD.

“Nuk kemi patur asnje lloj raportimi për kontakte nga ana e monitoruesve as kominikim me strukturën e mbrotjes së votës”, tha Komisioneri.

Mazhorancë legjitime, e quajti kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, fituesen e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu përgjigj skepticizmit të deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje dhe gjithë qeveria e dalë nga këto zgjedhja kanë të gjithë legjitimin e duhur. Natyrisht që ka edhe problematika, dhe mjaft të mprehta të cilat duhet të adresohen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?