Struktura e testit të Maturës/QSHA: Vetëm pyetje me alternativa

Pasi u vendos se provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen,  Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje për maturantët në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020. “Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60”, nënvizon ajo në video-mesazh dhe sqaron më tej strukturën e testit.

“Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë. Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme”, shprehet Vrapi ndërsa nënvizon se “Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit”.

“Patjetër që ka pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta”, thekson ndër të tjera Drejtoresha e QSHA dhe në fund të video-mesazhit informon të gjithë maturantët se koha e testit është mëse e mjaftueshme që ta mbyllin brenda orarit të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?