Struktura për mbrojtjen e votës në PD, Alibeaj: Çdo individ është i autorizuar nga kushtetuta për ta mbrojtur

Enkelejd Alibeaj, kandidat për deputet i PD-së, thotë se çdo individ është i autorizuar nga kushtetuta për të mbrojtur votën, duke argumentuar në këtë mënyrë ngritjen e strukturës për mbrojtën e votave në PD. Për ”A2cnn”, ai tha se fenomeni i shitblerjes së votës dhe presioni i administratës janë pjesë e gjuhës së përditshme politike dhe juridike dhe në këtë aspekt çdo qytetari i lind e drejta të veprojë dhe ndërpresë çdo lloj veprimtarie kriminale.

”Në ka një mëkat në demokraci që nuk falet është vjedhja e votës dhe në rrafshin kushtetues është e qartë që çdo individ është i autorizuar nga kushtetuta për të mbrojtur votën. Nuk është për herë të përë si fenomen presioni i shitblerjes së votës dhe presioni i administratës janë pjesë e gjuhës së përditshme politike dhe juridike. Ju sjell dosjet e famshme 184 dhe 339. Përdorimi politik i pushteteve dhe përdorimi politik i grupeve kriminale janë rreziku kryesor i demokracisë në vend. Në aspektin e moralit dhe së drejtës çdo njeri është i autorizuar të mbrojë pasurinë e vet që është vota. Ka dispozitat që autorizojnë qytetarin e ndershëm që vihen në dijeni për ngjarje të ndëshkueshme duhet të jetë ai që duhet të veprojë dhe ndërpresë çdo lloj veprimtarie kriminale. Për këtë arsye qoftë në rrafshin e së drejtës e moralit dhe ligjit çdo individ ka të drejtën e vet të mbrojë edhe të jetë sidomos në një situatë të tillë pasi fondet e krimit dhe korrupsioni politik ia cenojnë. Çdo strukturë e PD, çdo simpatizant i yni dhe çdo njeri që është bashkangjitur opozitës dhe PD nuk kanë nevojë të instruktohen, sesa e kanë ndjesi të brendshme nevojën për ndryshim dhe mbrojtur këtë votë masive që do derdhet në 25 prill nga çdo lloj kërcënimi. Çdo shqiptar e demokrat e ka detyrim ndaj vetes e familjes për të mbrojtur votën e të ardhmen e tij”.

I pyetur nëse ka njerëz të armatosur në PD që mbrojnë votën, Alibeaj e mohoi kategorikisht dhe tha se e vetmja armë e strukturave të PD-së janë shqiptarët dhe e drejta morale për të mbrojtur votën. Sipas tij PD ka ndjekur rrugën institucionale për të denoncuar këtë fenomen dhe njoftoi se vetëm për qarkun e Fierit ka depozituar 75 kallëzime penale. Alibeaj ka paralajmëruar se kushdo që do të cenojë votën e qytetarëve fierakë do të marrë përgjigjen e merituar.

“Absolutisht jo. E vetjma armë që kanë strukturat tona dhe shqiptarët është e drejta dhe morali për të mbrojtur votën e ndershme. Ajo që kemi ndjekur ne është që për çdo lloj tentative për deformimin e votës, legalizimit, punësimet e deri te shitblerja e votës nga ana jonë do të ndiqet rruga institucionale. Në Fier, Lushnje e SPAK janë depozituar prej meje 75 kallëzime penale në SPAK. Ligji në mos sot nesër do të veprojë dhe është e udhës dhe legjitime që sot t’i vendosim ata në kushtet kur duhet të vihen në aktivitete. Duhet të ishte policia e prokuroria që papritur tringëllimat që mund t’i vijnë nga ana jonë, duhet të ishin të përqendruara. Ne kemi bërë detyrën tonë morale dhe ligjore. Kushdo që cenon votën e qytetarëve fierakë do të marrë përgjigjen e merituar”.

SHKARKO APP