Studentët: Boll na zhvatët, 700 euro për një notë kaluese

Studentët e fakultetit të matematikës në Universitetin e Shkencave të Natyrës janë ngritur kundër mitmarrjes. Ata sot kanë vendosur një parullë ku shkruhet: ”Boll i zhvatët studentët, mr. 700 euro”.

Postimi i plotë:

Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin famëkeq të Shkencave të Natyrës. Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi. Aksionet tona do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të studentëve. Arsim Publik Falas!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?