Studentët braktisin universitetet, pesë fakultete rrezikohen të mbyllen

Sa herë që fillon cikli i ri universitar, fakultetet tona përballen me një numër të ulët studentësh, dhe për këtë arsye disa prej tyre rrezikojnë të mbyllen.

Fakultet dhe shumë degë studimi rrezikojnë të mbyllen pasi kanë të regjistruar më pak se 10 studentë që është pragu minimal, raporton tvklan.

Tashmë që është mbyllur faza e parë e pranimit në Universitet që është edhe më e rëndësishmja, Qëndresa Qytetare përmes një raporti ngre shqetësimin se 87 degë dhe 5 fakultete në Universitetet e rretheve rrezikojnë të mbyllen.

Rigels Xhemollari thotë:

Fakultetet që rrezikohen janë 2 në Gjirokastër, 2 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe 1 në Universitetin e Korçës”. 4 nga 5 fakultetet që rrezikojnë mbylljen i përkasin shkencave humane dhe të edukimit. Lidhet drejtëpërdrejtë me kriterin e mesatares që u rrit në degët e mësuesisë. Matura shtetërore është një proces që ndryshon prej 13 vitesh 1 apo 2 muaj përpara zgjedhjes së degëve.”

Vetëm vitin e kaluar u mbyllën 7 degë studimi.

Ai shton:

Situata shfaqet 2 fish më e përkeqësuar pasi vitin e kaluar rrezikonin 47 degë për t’u mbyllur, por u mbyllën 7 me vendim të Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve, ndërsa këtë vit 87, si dhe 5 fakultete, ndërkohë që vitin  e kaluar nuk kishim asnjë fakultet.”

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2018 u regjistruan rreth 129 mijë studentë, prej të cilëve 23 mijë në universitetet private, duke shënuar një rënie prej 7% krahasuar me 2017.

SHKARKO APP