Studentët: Do e mbrojmë kauzën tonë deri në fund
Në ditën e 4 të rikthimit të protestës, studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Rreth 200 studentë ndodhen brenda ndërtesës dhe kanë mbyllur me tavolina dhe karrige dyert e fakultetit, për të mos lejuar as pedagogët, as administratën të futen brenda. ”Ky është Fakulteti i Drejtësisë, dita e parë e ngujimit. Ne jemi të vendosur ta çojmë këtë kauzë deri në fund. Jemi shumë studentë që jemi brenda. Ftojmë të gjithë popullin shqiptar të solidarizohet, sepse kauza jonë, në radhë të parë është edhe për fëmijët e tyre. Ne po luftojmë shumë me te gjitha forcat tona”, thotë një student.
KOHA JONË SONDAZH

