Studentët e Elbasanit protestojnë: Ulja e tarifës s’përfshin masterin

Studentët e Elbasanit, ashtu si ata të Tiranës, po vazhdojnë protestat. Ata kanë bojkotuar mësimin në Universitet duke protestuar me pankarta në duar.

Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë për shkak se ulja e tarifës së vendosur nga qeveria nuk përfshin masterin.

"Ngrihu o popull se po na shtypin", studentët bllokojnë universitetin e Elbasanit

Ndërkohë po ashtu në Tiranë studentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre duke  bllokuar edhe hyrjet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët i bashkohen ngujimit të nisur prej 5 ditësh në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomikut, Arkitekturës dhe tek Politekniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thanë se do të vijojnë ngujimin deri në plotësimin e plotë të 8 pikave dhe se kanë mbështetjen e të gjithë studentëve të tjerë që të vazhdojnë bojkotin. Megjithatë, vetë studentët të  cilët po qëndrojë  të ngujuar brenda ambienteve të brendshme të fakulteteve janë shprehur se nuk janë lejuar nga policia private që të fusin ushqime brenda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?