Studentët e Juridikut paralajmërojnë nisjen e grevës së urisë

Studentët e Juridikut pas ngujimit brenda auditorëve të fakultetit, kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë.

Greva e tyre do të nisë të hënën, ndërsa nuk mungon apeli për studentët e tjerë.

“Të dielën ose të hënën nisim grevën e urisë. Vendimi për grevën i vështirë. Greva, një vendim individual. Kush e ndjen mund t’i bashkohet grevës. Nuk e kemi vendosur vendin ku do hapim grevën. Kërkojmë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë”, u shpreh një nga studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, një pjesë e studentëve kërkojnë nisjen e mësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë vetëm 30 vetë të ngujuar, duam mësim. Kërkojmë të futemi në mësim. Të ngujuarit nuk na lejojnë të bëjmë mësim”, tha një student.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?