Studentët e Korçës të ndarë, të Shkodrës kërkesë Rektoratit
Ndonëse në Tiranë studentët vijojnë bojkotin e auditorëve dhe protestat për plotësimin 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë, nuk ndodh e njëjta gjë me studentëve e universiteteve në rrethe.
Mësohet se një pjesë e studentëve të Universitetit “Fan Noli” i janë rikthyer auditorëve për mësim, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë te bojkotojnë mësimin në shenjë proteste.



Sakaq, studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dorëzojnë një kërkesë të re në Rektoratin e këtij universiteti për shtyrjen e datave të riprovimeve.
Studentët kërkojnë minumumi dy jave shtyrje që nga momenti kur do të mbyllet protesta në Tiranë. Në rast se kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh atëherë ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre do te përshkallëzohet.
Theksojnë se ne Universitetin e Shkodrës vazhdon bojkoti i procesit mësimor pa afat.
KOHA JONË SONDAZH

