Studentët e ngujuar i zënë derën rektorit në Shkodër, ja çfarë pritet të ndodhë
Ditën e sotme rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kishte vendosur rifillimin e procesit mësimor, pas bojkotit, që zgjat prej muajsh nga studentët, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, pa asnjë ndryshim.
Por ngujimi i studentëve vijon dhe ata nuk bllokuar hyrjen e Universitetit, dyert dhe korridoret me vendosjen e tavolinave e karrigeve, raporton Faxweb.
Ata janë shprehur të vendosur në vijimin e grevës dhe protestave deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë dorëzuar 2 kërkesa të reja në rektorat në njërën prej të cilave kërkojnë shkrirjen e Këshillit Studentor, pasi sipas tyre ai nuk mbështet interesat e studentëve.
Ndërsa në kërkesën e dytë studentët kërkojnë uljen e pikëve të krediteve për të kaluar vitin akademik nga 30 që është aktualisht në 25.
KOHA JONË SONDAZH

