Studentët e përshëndetën Bashën me poezinë e Asdrenit, me të cilën kreu i PD ka hapur librin (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ndodhet në Korçë, ku në një takim me studentët, këta të fundit e kanë përshëndetur kreun e selisë blu me poezinë e Asdrenit, me të cilën Basha ka hapur librin dhe i kënduan këngën ”Duam më shumë Shqipërinë”.

“Se për mua o atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe, shpirtin tim për të ushqyer”,- tha një prej të rinjve.

Më pas të gjithë morën fjalën dhe ngritën shqetësimet e tyre për studimet, universitetet dhe programin që ka Partia Demokratike për të rinjtë e vendit.

SHKARKO APP