Studentët e Shkodrës kërkojnë shtyrjen e datave të provimeve
Ndryshe nga sa ndodhi një ditë më parë studentët e universitetit ”Luigj Gurakuqi” kanë vijuar sot protestën tek godina e fakultetit të juridikut. Pjesa më e madhe e tyre braktisën mësimin në mbështetje të studentëve protestues në Tiranë. Gjithashtu studentët përpiluan një peticion drejtuar rektorit Adem Bekteshi ku kërkohet shtyrja e datës së riprovimeve pasi është e papërshtatshme për shkak të protestave. Në një pjesë të klasave u zhvillua mësim, ndërsa pjesa tjetër zgjodhi ta bojkotojë atë.
KOHA JONË SONDAZH

