Studentët e Shkodrës vijojnë bojkotin
Studentet e Shkodrës vijojnë bojkotin e proçesit mësimor. Auditoret janë bosh dhe një afat për kthimin e të rinjve në to nuk ka.
E hëna e 14 janarit, studentet e “Luigj Gurakuqit” i gjeti me 2 kërkesa të reja drejtuar rektoratit. Së pari kërkojnë uljen nga 30 në 25 pikë kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin dhe pika e dytë e kërkeses ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor.
Sipas të rinjve ky këshill nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qënë krah tyre në gjithë këto ditë.
Pasi e dorëzuan në rektorat kërkesën e tyre, ajo pritet të shqyrtohet nga ana e senatit të universitetit në mbledhjen e kësaj të mërkure. Të rinjtë janë të vendosur të vijojnë protestat dhe bojkotin për sa kohë sipas tyre qeveria qëndron indiferente dhe nuk plotëson kërkesat e parashtruara që në ditët e para të protestes.
KOHA JONË SONDAZH

