Studentët ende pa bursa këtë vit: Çmimet janë në stratosferë, 10 mijë lekëshi na ndihmon
Edhe procesi i shpërndarjes së brusave nuk është kordinuar. Studentëve ende nuk u kanë kaluar paratë e prapambetura. “Gjithmonë dalin shumë me vonesë, dalin diku nga data 10-12”. Ata shprehen të shqetësuar, pasi vlera prej 10 mijë lekëshi i ndihmon ata të përballojnë shpenzimet e studimeve të larta.
“Po të mendosh një student në Tiranë që nuk është as në punë, ka nevojë për ato. Jetesa këtu sa vjen e rritet. Çmimet në stratosferë”. “I ndihmon për jetesën këtu”. “Studentët kanë nevojë të shpërblehen për arritjet e tyre akademike. Është pjesë vitale e jetës studentore”.
Financa e Departamentit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se nuk ka pasur asnjë problematikë me shpërndarjen e bursave, por studentët pohojnë të kundërtën.