“Studentët”, flet ministja Shahini: Asnjë nismë ligjore pa u konsultuar me komunitetin akademik

54 ekspertë janë shpërndarë në terren për t’iu ardhur në ndihmë studentëve me informacione lidhur dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzojnë për përfituar bursat e tarifat.

Deklarata ka ardhur nga zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në detyrë, Besa Shahini, përmes një deklaratë për mediat. Sipas Shahinit, nuk do të ndërmerret asnjë nismë ligjore pa konsultime me komunitetin akademik.

“Nuk do të ndërmerren nisma ligjore pa konsultime me stafin akademik, pa përkrahjen e komunitetin akademik. Nuk mund të ketë më keqinformim në këtë drejtim dhe do të përfshihen të gjithë”, deklaroi zv/ministrja Shahini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa është ndalur te protesta e studentëve, Shahini është shprehur se MASR e mbështet dhe njeh të drejtën e tyre për të protestuar, por ka shtuar më tej se kjo duhet të bëhet pa penguar procesin mësimor. Ndërkohë, ka ftuar të gjithë studentët të marrin pjesë në diskutimet e MASR-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe një herë ftojmë të gjithë studentët që duhet të marrin pjesë në procese ku ne po diskutojmë, po ndërtojmë Paktin e Universitetit, analiza që janë të rëndësishme të bëhen para marrjes së çdo vendimi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?