Studentët homazh për Arielën, lule në vendin ku u vra

Një ditë pasi e përcollën mikeshën e tyre drejt banesës së fundit, sot studentët e Juridikut, me lule dhe fotografitë e Arielës në duar, zhvilluan një marshim homazh në përkujtim të studentes 21-vjeçare.

Studentët janë nisur nga Fakulteti i Drejtësisë dhe kanë përshkuar në këmbë deri në vendin ku u vra Ariela, përballë Universitetit të Mjekësisë.

21-vjeçarja u vra nga Aldison Beluluaj, ku sipas familjarëve ata kishin shkuar edhe te shtëpia e vajzës për të marrë përgjigje për të pasur një lidhje mes vajzës dhe djalit. Ajo ishte studente e vitit të tretë te Fakulteti i Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?