Studentët, këmbëkryq para Kryeministrisë: Do paralizojmë jetën universitare!

 

Kryeministri Edi Rama të tërheqë ligjin e arsimit të lartë, në të kundërt studentët do të kryejnë paralizimin e plotë të jetës universitare deri më realizimin e kërkesës së tyre.

Ky apel iu drejtua sot shefit të qeverisë nga dhjetëra studentë që janë ulur këmbëkryq para Kryeministrisë, me pankarta në duar, duke kërkuar që arsimi i lartë shtetëror të jetë falas.

“Mblidhemi sërish për të kundërshtuar reformën kundër arsimit të lartë dhe kundër dhunës ndaj studentëve. Vezët e hedhura nuk ishin qëllim në vetvete, por mjet i domosdoshëm. Ne aktivistë të lëvizjes studentore kemi shprehur të gjitha mjetet paqësore, por nuk u morën kurrë në konsideratë prandaj dhe reagimi ynë i goditjes me me vezë ishte i drejtë”,  tha njëra prej studenteve … (vijon)

SHKARKO APP