Studentët kërkojnë anulimin e pagesës së tarifës: Nuk kemi qenë në auditore

Studentët i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë që të përjashtohen nga tarifa e shkollës për shkak se mësimi është zhvilluar online dhe gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë qenë në auditore. Ndërkohë ata shprehin rezerva për cilësinë e procesit të mësimit online, duke theksuar një pjesë e mirë e studentëve nuk kanë patur mundësi ta ndjekin.

Studentët kërkojnë që të përjashtohen nga tarifa e shkollës për shkak se mësimi është zhvilluar online dhe gjatë periudhës së pandemisë ata nuk kanë qenë në auditorë.

Përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin shprehen se do të kërkojnë të mos e paguajnë këstin e shkollës.

Në rastë se kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh studentët paralajmërojnë për bojkotim të pagesës së tarifës ndërsa nuk përjashtojnë as protesta.

Ata thonë se janë të pakënaqur edhe me mësimin e zhvilluar online. Sipas studentëve, disa prej tyre nuk kanë pasur mundësi financiare apo teknike për të marrë pjesë në procesin mësimor të zhvilluar nëpërmjet teknologjisë.

Universitetet nuk kanë vendosur ende një datë të saktë për zhvillimin e provimeve për mbylljen e vitit universitar.

SHKARKO APP