“Studentët në kor më thanë ‘tradhtar”, Sali Berisha rrëfen pa doreza 8 Dhjetorin ’90 për studiuesen Budini
Në një cikël bisedash për tranzicionin demokratik shqiptar, drejtuar nga studiuesia Belina Budini, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha është rrëfyer si rrallë herë më parë në lidhje me rolin dhe protagonizmin e tij përgjatë tranzicionit.
Ai i është përgjigjur një pyetësori të thelluar në vijim të një projekti kërkimor shkencor që profesore Budini po zhvillon me Universitetin e Oksfordit, duke u përqendruar tek liderët politikë dhe demokratizimi.
Cikli i bisedave zhvillohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar pas viteve ’90. Në fokus të këtij projekti janë refleksionet, kujtimet, fjalimet dhe bisedat me ish-Presidentët, Kryeministrat dhe Kryetarët e Kuvendit të kësaj periudhe.
Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfen retrospektivën dhe kronologjinë e ngjarjeve të dhjetorit 1990, ai tregon se si u gjend si një nder protagonistet kryesorë në mes të transformimeve, rrëfimin e nis me datën me historike siç e quan ai, 8 dhjetorin.
“Sot 8 dhjetor është datë historike, me datë 8 dhjetor jam kthyer nga Toskana isha në një kongres i ftuar për bio-genetiken, të nesërmen në mëngjes së bashku me dy miqte e mi tek Hotel Tirana, ata janë Besnik Mustafaj dhe Kastriot Cashku, më tha njëri që studentët janë në protestë dhe kanë kërkesa politike. Të tre braktisem kafen dhe ishim tek qyteti Studenti, ishte i rrethuar. Gjetëm nje rrugicë dhe dolëm në ballë të demonstratës së studentëve, pra jam ndodhur atje. Në një kohë të shkurtër as dhjetë minuta është dhënë urdhëri dhe janë gjuajtur studentët i përplasnin përtokë, i hidhnin në kamiona për këmbësh, në fakt studentet po hidhnin parrulla por në mënyre paqësore, rruga ishte pa asnjë gur, i thashe Besnikut do shkojmë pas studenteve së janë të plagosur, gjetëm studentë të tronditur, të mavijosur, nga grushtat nga shqelmat ishin pergjakur, studentët i gjetëm të pamposhtur, më thanë se të kemi kërkuar i them Besnikut por nuk dinim gjë më thanë a mund të na përqafesosh ti ne?, u thashe jo, unë përfaqesoj Sali Berishen, por unë si pedagog u thashë ju mbështes ju si studentë me gjithë forcën tuaj.
Sepse unë nuk dija asnje nga kërkesat e tyre, por vazhdoja i mbështesja. Më thane mund te interesohesh per te plagosurit në spitale dhe per te burgosurit u thashe jo për te burgosurit pasi unë nuk njoh njëri në sistemin e drejtorisë së burgjeve, u ndava prej tyre. Pas pak na kërkoi në takim Ramiz Alia, në shtepi ku na prisne nuk më ftoi të ulesha, më tha studentët të dëgjojnë ty dhe se je nga Tropoja, i thashë isha tek ta më kanë autorizuar të them se nësë nuk i liron të burgosurit ata do shkojnë tek sheshi “Skënderbej”.
I thashë duhet t’i trajtoni me seriozitet kërkesat e studentëve janë të drejta duhet të shqyrtohen, ai më tha po ata nuk vijnë, ky i kishte pritur studentët në orën 1 të natës pasi ata kishin dalë, u kishte premtuar se do të shkontë t’i takonte por pas takimin studentët ishin rrahur në mënyrë cnjerëzore, përdori kulacin dhe pastaj kërbacin. Studentët ishin revoltuar dhe kishin dalë të nesërmen në demonstratë, këtë i thashë nuk e bën njeri as me ligj as me kanun, është e shëmtuar ai më tha se i kishin marre revolen njërin të sigurimit, i thashë studentët nuk e duan këtë takim, ia bëra të qartë unë përfaqësoj Sali Berishën jo studentët, ai me atë taktikën kishte vendosur një rrethim të hekurt tek qyteti Studenti, ndërkohë më tha i pres në dialog. Shkojmë tek studentët, ky ishte një moment i vështirë, ne diskutuam dhe ramë dakort plotëisht për pluralizmin politik dhe heqjen e rolit hegjmeon të Partisë së Punës nga Kushtetuta. Tani studentët e kishin ndarë për të zbritur në sheshin Skënderbej për protestë, në vlerësimin tonë po ta bënin këtë ata me force dhe dhunë do t’i spastronin dhe do i nisnin këtë grup konviktorësh në shtëpitë e tyre në rrethe, ndërkohë Ramiz Alia kishte nisur në Tiranë baballarët e tyre për t;i marrë. Azemi më tha nësë studentët nuk lirohen, do zbresin në sheshin Skënderbej. I thashë ata do reagojnë egërsisht.
Si përfundim ramë dakort, hoqi dorë, ky ishte moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Azemi atje kaloi provën më të vecante të liderit, tek qyteti studenti kishte 3000 vete, ai vendosi që tu thonim jo nuk do shkojme tek sheshi. Më pyëti a do flasësh, e mora mikrofonin, i u thashë mos shkoni tek sheshi Skendërbej ata në kor me britma, më thirrje më thanë tradhtar, e merr tani Azemi fjalën edhe më prezanton mua, nuk mund t’i drejtoheni në atë mënyrë sa u tha, nuk do zbrisni tek sheshi Skënderbej, ata direkt tradhtarme fishkëllima, atje Azemi u kthehet u thotë kur unë tu tradhëtoj ju i fus thikën në bark Rudinës dhe Kirit dhe i nxjerr, ra një heshtje varri masa shpërtheu për heroin e tyre, ai u liderizua me një lloj betimi të ashpër e të vrazhdë sa vetë vrazhdësia por nuk u tërhoq. Pastaj ne qëndruam”,-u shpreh Sali Berisha.
Në çdo 8 dhjetor kritikët dhe analistet ne menyre konstate kane hedhur teza te ndryshme mes te cilave edhe se ai ishte i dërguari i Ramiz Alisë tek studentët. Berisha i është përgjigjur akuzave apo pretendimeve në lidhje me një rol prej fasade revolucionare të elitave të kohës, ai mohon një tezë të tillë cila sipas tij synon të minimizojë rolin e studentëve dhe të rinjve ku aspiratat e tyre mishëroheshin ne thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Duket se pas 30 viteve Sali Berisha ka nje një përgjigje definitive.
“Këtë e ka thënë policia sekrete shqiptare, eshte e turpshme, gjatë vitit 90’ unë kam publikuar cdo gjë si cdo opozitë disidente, le të marrin artikujt me Ramiz Alinë tek karta 77, disidenca kerkonte permbysejn e sistemit por kerkonin reformimin e sistemit, celesi ishte qe ai reformim shperbenin sistemin, i kerkova hegjemonit të partise se punes nga Kushtetuta, në intervistën e Zërit të Popillit unë kërkova krijimin e forcave poltike, une kerkoj lirine e mendimit, kërkoj heqjen e censures dhe autocensures lirine e shoqërisë e civile, ato në pamje të parë nuk rrezonin sistemin por e ato shkrinin sistemin. Sistem totalitar me censure nuk ka dhe nuk mund të këtë!Ja kisha thene Ramiz Alinë në sy gjithë dallimin, une para studenteve shkova me nje platforme te plote qe mbante cdo element thelbesor te te gjithave une ndiqja me interes absolut te beja ato qe nuk kisha bere pavareisht nga çmimi. Unë nuk kisha kulturë të madhe poltike perveç çështjes së Kosovës”.
Pas një reflektimi të gjatë Sali Berisha është penduar thotë se nuk do të kishte lejuar format piramidale nëse do të kishte më tepër njohuri për to dhe se reforma e tokës krijoi probleme serioze për shqiptarët, sot ai do kishte vepruar ndryshe.
“Po të kishim patur njohuri nuk do lejonim skemat piramidale. Reformat e tokës nuk dha përgjigjen më të mirë të duhur, rruga që ndoqëm krijoi probleme serioze, ne zgjodhemqë toka atij qe e punon, ne fshat jetonin 74% e shqiptareve sot do ta beja me dy faza. Nuk ka sot arsye përse toka mos ishte e të zotit, ishte nje reforme problematike”.