Studentët në protestë/Malaj: Arsimi në udhëkryqin më të madh. Qeveria të veprojë sa nuk është vonë
Ish-ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka reaguar lidhur me protestën e studentëve kundër mësimit on line.
Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se “Studentët janë ata që nuk bëjnë kompromis me të keqen. Sot arsimi ështe në udhëkryqin më të madh të saj! Situata Pantemike, dështimi i qeverisjes sē vendit, po e çon në krizë institucionin e arsimit. Studentët po protestojnë. Qeveria duhet te veprojë sa nuk êshtë vonë!”
Postimi i plotë i Nora Malajt
Studentët protestojnë!
Jo mësim on-line!
Injoranca vret më shumë se Covod !
Studentët janë ata që nuk bëjnë kompromis me të keqen! Sot ata po protestojnë se nuk e duan mësimin on-line. Ata dhe jo vetēm ata, por edhe stafet akademike mësimin duan që t’u zhvillohet në auditor.
Ligjërisht ata kanë të drejtë! Ky proces mësimor nuk njihet nga ligji.
Ata kanë të drejtë të protestojnë se mësimi on-line është jo cilësorë dhe pa standard. Jo për të gjithë është i aksesueshëm.
Studentët kanë të drejtë. Ata nuk e pranojnë mësimin on line. Kjo është e drejtë e tyre. E drejtë Kushtetuese që dhe vendimarrjen institucionet duhet ta marrin në bashkëvendimarrje me ta.
Sot arsimi ështe në udhëkryqin më të madh të saj! Situata Pantemike, dështimi i qeverisjes sē vendit, po e çon në krizë institucionin e arsimit. Studentët po protestojnë. Qeveria duhet te veprojë sa nuk êshtë vonë!
Studentët – pedagogët duhen dëgjuar, respektuar dhe situata duhet të zgjidhet nga organizmat qeveritarë!
Arsimi nuk pret! Duhet tani të behet zgjidhja. Koha nuk pret.