Studentët nga Afrika dhe Azia në Gjirokastër, mbushin auditorët e mbetura bosh

Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër është përballur këtë fillim viti të ri akademik me një rritje masive aplikimesh nga studentë nga Afrika Veriore dhe Azia. Shumica e tyre janë nga Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Sipas tij qëllimi i tyre mbetet pajisja me lejeqëndrimi për të kaluar më pas në Europë.

“Fenomeni që vihet re, sipas rektorit Jaho Canaj është aplikimi në mënyrë masive i të rinjve nga vendet e treta Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Kjo nuk është thjesht një dëshirë për të studiuar, por mbetet në kuadër të përfitimit të dokumentacionit për të ardhur në Shqipëri dhe për të kaluar më pas në Europë”.

Ende nuk ka një kuadër ligjor për pranimin e tyre dhe një pjesë janë në listë pritje, deri sa të merret një vendim nga ministria e Arsimit.

“Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor për të pranuar studentë nga vende të huaja, përpos bashkëpunimeve me universitete dhe në këtë prizëm universiteti “Eqerem Çabej” nuk ka pranuar studentë që aplikojnë në faqen zyrtare, por po bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit për të vendosur një kuadër ligjor dhe të vendosen disa kritere se cilët studentë mund të pranohen dhe cilët jo, sepse kërkesat masive mbeten për t’ u pajisur me lejeqëndrimi këtu. Deri tani nuk ka studentë të pranuar, ka studentë që janë lënë në pritje, por është në varësi të vendimit që do të merret nga ministria e Arsimit”.

Studentët e huaj në Gjirokastër janë të pranishëm prej disa vitesh falë bashkëpunimeve Erasmus mes universitetit “Eqerem Çabej dhe universiteteve të tjera, kryesisht spanjolle dhe italiane. Në Gjirokastër ka edhe studentë nga Lugina e Preshevës.

Studentët nga vendet e huaja kërkojnë më shumë turizmin dhe degë që kanë të bëjnë me historinë.

Aktualisht nuk ka asnjë degë të mbyllur në Gjirokastër, regjistrimet vazhdojnë. Por problematika mbetet e njëjtë se degët e mësuesisë janë të gjitha të rrezikuara. Ka degë me një ose dy studentë dhe presin plotësimin në faza të tjera.

Ndërkohë ka 800 studentë të huaj që studiojnë në një universitet në Tiranë, 50% e të cilëve janë për mjekësi. Pedagogu Klodian Muço foli në për rritje të kërkesave të të huajve për të studiuar në Shqipëri.

“Numër shumë i lartë kërkesash të studentëve të huaj. Këtë vit ka qenë një konkurrencë e ashpër për të zgjedhur ata 150 vetë që marrim çdo vit nga Italia në vit të parë. Janë mbi 800 italianë. Ka edhe studentë të tjerë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i zi e të tjerë. Te Mjekësia zënë 50% në rang universitar zënë mbi 1/3”.A2 TV

SHKARKO APP