Studentët pa diploma – Rektorati: Së shpejti në dispozicion mbi 13 mijë

Ky është shqetësimi i dhjetëra studentëve të fakultetit Histori-Filologji apo dhe në atë të infermierisë,  të cilët kanë mbaruar studimet në nivelin Bachelor, por afatet për pajisjen me diplomë kanë kaluar pavarësisht se ata i kanë shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj fakulteteve. Nisur nga ky shqetësim televizioni SCAN i  është drejtuar institucioneve përkatëse për  të  marrë një përgjigje .

Sipas kryesekretares së  fakultetit Histori-Filologji Voltisa Meçe vonesat kanë qenë për shkak të kohës së tenderimit për prodhimin e diplomave por që tashmë  ka filluar prodhimi i tyre dhe në fund të qershorit janë gati.

Burime nga rektorati bëjnë të ditur për SCAN se vonesat e diplomave për më shumë se një vit, vijnë për arsye të tjera teknike siç  është mungesa e ndonjë  elementi sigurie, por jo kartoni. Kontrata me shtëpinë botuese tashmë është lidhur dhe së shpejti do të jenë në dispozicion mbi 13 mijë diploma duke zgjidhur kështu njëherë e mirë shqetësimin e dhjetëra studentëve të cilët nuk mund të vijonin ciklet e tjera të studimeve jashtë vendit, apo të punësoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?