Studentët paralajmërojnë tjetër protestë ditën e nesërme: Do bojkotojmë mësimin
Ditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, studentë dhe pedagogë protestuan kundër masave të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mbylljen e Universitetin dhe Konvikteve për shkak të epidemisë nga Covid-19.
Njëri prej tyre, që është edhe aktivist prej disa kohësh, Fation Biba paralajmërojë se protesta do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Në një lidhje direkte për ‘Friend Zone’, ai u shpreh se studentët do të bojkotojnë mësimin pasi gjithçka është hapur nga baret e lokalet, ndërsa vetëm universitetet nuk lejohen.
“Unë që kam ardhur nga rrethet kam paguar qiranë janë kosto të çuara dëm. Po ta vini re gjithçka është e hapur, vetëm në auditore nuk mund të bëhet mësim. Lokalet, baret janë të hapura, ndërsa studentët nuk lejohen.
Anglia dhe Gjermania po ndjek udhëzimet, ndërsa ne duam të trajtohemi si të barabartë. Ne kemi vrëë mësim online për 3 muaj dhe nuk mësohet nga telefoni, pasi jo të gjithë kanë mundësi si internet.
Unë shpresoj të kemi një mbështejtje më shumë studentë, mësimi online duhet bojkotuar se kjo hajde flasim na është bërë si fjalë e frikshme”, tha Biba.
/abcnews.al