“Studentët”, pedagogu Qori: Rama po i jep zgjidhje çyryke kërkesave
Në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në New24, po diskutohet tema “Aferat dhe studentët që vranë qeverinë”.
Të ftuar në studio janë Mentor Nazarko, Andi Bushati, Arlind Qorri si dhe Fatos Lubonja në lidhje Skype.
Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qorri u shpreh se Rama po përpiqet të lëshojë më pak nga sa kërkohet.
Sipas tij, kreu i qeverisë nuk i jep zgjidhje “bajraktarizmit” dhe se nuk ka ndërmend të rrëzojë ligjin për arsimin e lartë.
“ Rama po përpiqet të lëshojë shumë pak, dhe të përçajë studentët me sa të mundet. Ai thotë Pakti për Universitetin, kërkon antagonizëm të kotë te përmbajtja. Ne si qëndrim të lëvizjes e kemi quajtur shumë pak dhe me hile. Ai i ka dhënë zgjidhje çyryke kërkesave, tek tarifat për Bachelor. Edhe aty ulja do jetë e kushtëzuar.
Nga ana tjetër qeveria lëshon diçka që është praktikë prej kohësh. Ta kenë falas familjet në nevojë, kjo ka qenë gjithmonë. Që kur unë isha i vogël. Ai po e jep si arritje të vetën. Rama s’i jep zgjidhje bajraktarizmit. Drejtuesit universitarë bashkë me disa pedagogë kanë marrë peng universitetin. Qeveria nuk ka ndërmend të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë, ligj klientelist që i lejon universiteteve private të fusin duart në buxhetin e shtetit. Ajo është kërkesë kryesore e pikave të shtruara nga studentët,” shprehet ai.
KOHA JONË SONDAZH

