Studentët përplasen me ministrin Lleshaj: Na ke helmuar me gaz (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, është pritur me protesta nga studentët. Në momentin që ministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, thërrisnin “turp”. Më tej njëri nga studentët është përballur me ministrin Lleshaj, duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë, pasi qeveria, sipas tij është ilegjitime.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/257822611766751/

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin.

{“videoid”:”1552990325285″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Sander Lleshaj debat me studentet e Aleksander Moisut on Vidnews.

SHKARKO APP