Studentët përsëri online: Provimet duhet të bëhen në auditore, komiteti të ndryshojë vendimin

Studentët e rinisën vitin akademik pas festave të fundvitit sërish online. Këtë të martë disa fakultete lajmëruan zyrtarisht nisjen e leksioneve, e disa të tjerë janë kordinuar përmes pedagogëve të lëndës.

Por ndërkohë që numri i të prekurve me Covid në 24 orë është ulur ndjeshëm, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile thonë se nuk ka më arsye që procesi të jetë online.

“Është një sjellje e papërgjegjshme nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nuk e vë theksin te arsimi dhe universiteti, pasi duhet të kishim një lehtësim masash dhe duhet të kishim një rivlerësim të masave në universitet, qoftë për të zhvilluar mësim të alternuar apo qoftë për të kthyer studentët në auditore.”

Ndërsa Komiteti Etnik i Ekspertëve ende nuk ka dalë me një vendim të ri, studentët thonë se për sezonin e provimeve është i domosdoshëm kthimi në auditore.

“Nëse provimet zhvillohen fizikisht atëherë duhet të kemi të paktën një hapësirë 3-4 javë në auditore dhe së dyti për sezonin e provimeve universitetet nuk kanë përgatitur një metodologji për ti zhvilluar online.”

Nga ana tjetër sistemi parauniversitar pritet të nisë mësimin në 11 janar. Ministria e Arsimit thotë se nxënësit do të rikthehen në shkollë sipas skenarit të dytë, atij të kordinimit mes mësimit online dhe në klasa.

SHKARKO APP