Studentët peticion kundër vendimit të Ministrisë

Studentët që vijojnë studimet e larta për Mësuesi kanë shprehur indinjatën e tyre kundrejt rregullave të reja që Ministria e Arsimit ka vendosur, përmes nënshkrimit të një peticioni. Ndryshimet e reja në VKM-në nr. 686, lidhen me kufizimin e kuotave për hyrjen në praktikat profesionale të mësuesisë.

Sipas studentëve, në çdo qytet aktualisht janë diplomuar për mësuesi rreth 4000 studentë, ndërkohë që në vendimin e ri të marrë nga Ministria e Arsimit, ka vetëm 1500 kuota për Zyrat Vendore Arsimore për praktikantët e mësuesisë. Rreth 500 studentëve të tjerë, iu është mohuar e drejta për ta kryer praktikën profesionale të mësuesisë.

”Si mundet qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit të lejojë studentët të përzgjedhin për studimet e larta degën e mësuesisë dhe pasi ata të jenë diplomuar jua pret në mes ëndrrën dhe rrugën profesionale gjithë të rinjve që aspirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesisë në të ardhmen. Nëpërmjet këtij peticioni të firmosur nga aplikantët për praktikë profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2019-2020, ju bëjmë me dije që në kundërshtojmë fort parashikimet e VKM-së dhe urdhrit të ministrit të cilat shkelin të drejtat tona si studentë për të kryer praktika profesionale, për të dhënë provimin e shtetit, për t’u pajisur me licencën e mësuesisë dhe për t’u regjistruar në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Pa praktikën profesionale diplomat tona nuk kanë asnjë vlerë, ato duhen grisur, sepse nuk japim dot provimin e shtetit për t’u pajisur me licencën e profesionit”.

Për të firmosur Peticionin, klikoni KËTU

SHKARKO APP