Studentët peticion qeverisë, kërkojnë rikthimin në auditorë

Studentët kanë bërë peticion drejtuar ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditorë.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve në orën 14:00 ku do të diskutohet nëse studentët do të rikthehen në auditorë apo jo.

Peticioni i studentëve:

Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë

Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.
Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambjent tjetër është i hapur .

Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.

Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.

Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private  për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.

#HapniAuditoret.

SHKARKO APP