Studentët protestë përpara kryeministrisë, kundër ligjit për arsimin e lartë

 

 

Studentët e Universitetit publik do të zhvillojnë sot në orën 11:00 një protestë përara selisë së kryeministrisë.  Protesta do të zhvillohet kundër ligjit për arsimin e lartë, por edhe kundër dhunës shumëpërmasore sic e quajnë ata. Në një postim në rrjetin social FB, Lëvizja për Universitet bën thirrje që ti bashkohen të gjithë studentët kësaj proteste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nesër në orën 11, studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojmë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike. Sa më të shumtë e të vendosur të bëhemi nesër, aq më e afërt është dita kur universiteti dhe shoqëria do të çlirohen nga kontrolli i pushtetarëve, zhvatja e të privilegjuarve dhe manipulimi i gjithanshëm. Nesër është e pamundur të jesh spektator. Shpërfillja ndihmon dhunuesit. Nëse nuk je dakord me qëndrimet e Lëvizjes Për Universitetin, por prapëseprapë je kundër dhunuesve të trefishtë, bashkoju protestës me pankartën tënde, thirr parullën tënde e folu publikisht të gjithëve sipas botëkuptimit tënd. Bulevardi dhe sheshi janë ende publike, u takojnë të gjithëve barazisht. Për universitetin, për shoqërinë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një ditë më parë faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u sulmua nga grupi i hakerave i njohur si RedAnonos_Al, ku bënin thirrje për protestë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?