Studentët protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia

Studentët kanë vendosur që vitin e ri akademik ta fillojnë me protesta para Ministrisë së Arsimit sportit dhe Rinisë. Ata shprehen se për shkak se mësimi po zhvillohet online, të përgjysmohet tarifa vjetore e studimit.

Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë. Ndërkohë, në vendin e protestës kanë mbëritur dhe forcat e policisë të cilët kanë paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti-COVID.

Dje në rrjetet sociale studentët kanë lajmëruar se sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00. dhe një orë më pas, 11:00 do të protestonin përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi për mbylljen sërish të auditorëve erdhi pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

SHKARKO APP