Studentët protestojnë sot para Kryeministrisë

Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës do të protestojnë sot para Kryeministrisë, për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit. Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

Përfaqësues të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët kanë mbledhur firma në çdo fakultet, thonë se në peticionin që studentët do t’i dorëzojnë sot kryeministrit Rama janë tre kërkesa ekonomike që prekin të gjithë studentët.

Kërkesat e studentëve

Swiss Digital Desktop Reklama

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?