Studentët që fitojnë bursa, ministrja: Duhet të punojnë të paktën 3 vite në Shqipëri
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë takimit me studentët ekslentë që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale, tha se do të jenë të detyruar të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri të paktën edhe tre vite pas diplomimit.
“87% e studentëve ekselentë kanë vendosur të studiojnë këtu në vendin tonë. Në bashkëpunim me universitetet po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe që Shqipëria të mos rrezikojë që shumë prej jush t’i ketë larg.
Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentë të shkëlqyer edhe për ata studentë që kanë zgjedhur programet prioritare apo ata që kanë fituar olimpiada ndërkombëtare. Por ama kemi vendosur një kusht që pas diplomimit të vazhdoni të qëndroni këtu të punonin edhe për të paktën tre vite”, deklaroi Kushi.
Ajo u shpreh se këtë vit ka më shumë fitues të medaljeve të arta në krahasim me një vit në parë për shkak të uljes së kriterit të vlerësimit maksimal në provimet me zgjedhje për të shtuar përfituesit nga kjo skemë.