Studentët qëllojnë me vezë makinën e ministrit Beqaj (VIDEO)

Studentët të Universiteteve Publike dhe private po zhvillojnë një protestë përpara Parlamentit. Ata kanë debatuar me forcat e policisë dhe në momentin kur makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj po futej në Parlament ata e kanë qëlluar me vezë. Ndërkohë më herët qëlluan me vezë edhe makinën e sekretarit të MAS.

Protesta zhvillohet ndërsa Kuvendi do të shqyrtoje dekretin e Presidentii i cili ktheu mrapsht ligjin "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë".

Sipas studentëve ligji përcakton tarifa të larta studimi dhe favorizon universitetet private.

Edhe një pjesë e akademikëve ka kundërshtuar këtë ligj, pasi sipas tyre cënon pavarësinë e Universiteteve.

SHKARKO APP