Studentët refuzojnë ministren e Arsimit: Turp!
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, takoi për 40 minuta senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pedagogët kanë kundërshtuar diskutimin e nisur për “Paktin e Universitetit”.
“Janë marrë vendime pa u konsultuar me ne dhe nuk kemi pasur asnjë mbledhje apo diskutim.Kërkojmë që nga ana juaj të punohet për të ulur studentët në auditore dhe për të nisur diskutimet”, mësohet ti kenë thënë pedagogët Ministres.
Pas takimit me Senatin, Ministrja Shahini iu drejtua sallës për të takuar studentët por ata nuk pranuan që takimi të bëhej pa media. Në këto kushte Shahini u largua, teksa studentët thërrisnin në kor ”Turp”.
Por ndryshe shprehet Shahni. Në facebook ajo shkruan se studentët i kishin kërkuar takim pa kamera. ”Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhet pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjeter kurdoherë”,-shkruan Ministrja e Arsimit në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

