Studentët: Rikthehen protestat, ose qeveria të na japë bonus 10 mijë lekë të reja

Më të prekurit nga situata ekonomike janë studentët dhe familjet e tyre. Rritjet e çmimeve në menca, shtrenjtimet e qirasë së shtëpive, si tarifat e shkollës i kanë detyruar studentët që të dorëzojnë një peticion me 5000 firma, ku kërkojnë mbështetje financiare prej 10 mijë lekësh të reja. Jetesa është bërë e pamundur ndërsa pjesë e mirë e studentëve e kanë lënë në plan të dytë shkollën, duke vënë në plan të parë punën.

“Ne si studentë, kemi tarifa shumë të larta, kemi çmimet e shtëpive me qira dhe konvikteve shumë të larta, ushqimet janë rritur, çmimet e transportit urban janë rritur. Pra e gjithë kostoja jonë e mbijetesës në Tiranë është rritur dhe na është bërë i papërballueshëm arsimimi”.

Ata gjithashtu shprehin dhe pakënaqësi të tjera duke filluar që nga Karta e Studentit që e cilësojnë dështim total. Studentët paralajmëruan se do vijojnë ta ngrenë zërin për të gjithë problematikat e tyre dhe nëse zëri nuk ju dëgjohet, do të ngrihen në protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?