Studentët, të mërkurën protestë kundër Ramës

 

Studentët kanë paralajmëruar një protestë ditën e mërkurë, pas ndalimit të disa prej tyre nga ana e policisë për sulmin që i bënë kryeministrit Rama me vezë.

Ata thonë se dhuna ndaj studentëve ka qenë e paprecedentë.

Studentët ndërkohë, do të protestojnë edhe kundër reformës në arsim.

Prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qenë dëshmitarë të një dhune të paprecedent kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore. Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror psikologjik policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave. Ne jemi:

#Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.

#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.

#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.

#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.

#Kundër reformës së dhunshme në arsim.

#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.

Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë”, thuhet në një deklaratë të studentëve që kundërshtojnë reformën në arsim.

SHKARKO APP