Studentët të pakënaqur, sondazhi: 52% e tyre pritshmëri të paplotësuara

Pas 5 muajsh janë publikuar disa nga të dhënat e Sondazhit Kombëtar të Studentëve. Gjetjet tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve janë të pakënaqur me mbështetjen e ofruar nga institucionet e arsimit të lartë.

Rreth 52% e studentëve janë të pakënaqur me institucionet e arsimit të lartë.

Në prezantimin e gjetjeve të Sondazhit Kombëtar të Studentëve, Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se të dhënat duhet të angazhojnë drejtuesit e universiteteve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Shahini: Mendoj që ky është një porosi e rëndësishme për të menduar për të. Pra çfarë mund të bëjmë ne për të mirësuar gjendjen në universitetet publike. Si gjendjen infrastrukturore, por si edhe në cilësinë e arsimit që realisht i takon universiteteve që ta përmirësojnë urgjentisht.

Sondazhi u zhvillua gjatë muajve prill-maj të këtij viti. Janë rreth 89 mijë pyetësorë të dërguar studentëve,  mesatarja e plotësimit të të cilëve në nivel kombëtar është 31.2%.

SHKARKO APP