Studentët të pasigurt: Të shtohen kamerat dhe rojet private

Universitetet shpenzojnë shuma marramëndëse për sigurinë por jo gjithmonë ja dalin ta garatojnë atë. Nisur nga konflikti i dy ditëve më parë në Fakultetin e Ekonomisë, studentët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe kërkojnë shtimin e masave 

Konflikti mes studentëve dhe një grupi të rinjsh në Fakultetin e Ekonomisë që përfundoi me tre të lënduar ka vendosur në pikëpyetje sigurinë në institucionet e arsimit të lartë.

Universiteti i Tiranës, vetëm këtë vit ka shpenzuar 450 mln lekë të vjetra për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Në shumë prej fakulteteve siguria duhet të garantohet përmes këtyre rojeve private, dukshëm në moshë të madhe, dhe ndonjë kamere të vendosur në institucion.

Studentët thonë se nuk ndihen të sigurt edhe pse me konflikte janë ndeshur rrallë.

“Është situatë që e dimë, nuk është se ka shumë siguri brenda fakulteteve”

“Ndihemi të rrezikuar”

Ajo çfarë kërkojnë është shtimi i masave, si vendosja e më shumë kamerave apo rojeve private.

“Duhet të merren masa nga autoritetet”

“Duhet shtuar më tepër siguria”

Universiteti i Tiranës nuk është i vetmi që shpenzon shuma të larta për sigurinë. Universitetit Politeknik ky shërbim, për një vit, i ka kushtuar 430 mln lekë të vjetra.

SHKARKO APP