Studentët vendosin: Bojkot mësimit!
Studentët e Universiteteve Publike kanë vendosur që nesër të bojkotojnë mësimin. Ky vendim është marrë në një takim të zhvilluar në Universitetin Politeknik.
“Rezistenca studentore po merr vrullin e dhjetorit me forma të larmishme proteste: tryeza diskutuese, zaptime, aksione, bllokime, këngë, marshime, denoncime pedagogësh të korruptuar etj”, thuhet njoftimin e publikuar në Facebook.
Studentët kanë njoftuar se nesër në orën 9.00 do të mblidhen në oborret e fakulteteve për të vendosur për format specifike të rezistencës.

KOHA JONË SONDAZH

