Studenti i Akademisë së Sigurisë humbi jetën në aksident, ministri Balla zhvillon homazhe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së studentit Arjon Shahaj, i cili humbi jetën një ditë më parë, në një aksident rrugor.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, rektorin e Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, drejtues të lartë të Policisë dhe studentë të Akademisë së Sigurisë, Balla zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule në nderim të studentit Arjon Shahaj.

Ata shprehën ngushëllimet për familjen, miqtë e afërt dhe kolegët e Arjonit, i cili do të kujtohet gjithmonë për urtësinë dhe korrektësinë e një studenti shembullor. “I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha ministri Balla.

SHKARKO APP