Studenti i masakruar në Bruksel, pranga një belgu

Një 20-vjeçar belg është arrestuar  si autor i dyshuar i vrasjes së studentit shqiptar Xhuliano Brahimllari, trupi i të cilit u gjet pa kokë, këmbë dhe duar në një çantë në mes të pyllit.

Policia belge ka shpallur në kërkim dhe edhe një shtetas nga Maqedonia. Nga hetimet duket e sigurt se viktima ka vdekur në një apartament në Bruksel dhe trupi i tij u masakrua më pas, ndërsa vetëm trungu iu gjet.

Ende nuk ka asnjë gjurmë e kokës dhe gjymtyrëve. Hetuesit kanë saktësuar se i pranishëm në banesën në Bruksel ishte edhe Denisi. I kontaktuar nga “Lavenir”, Thomas Deshamps, avokati i të akuzuarit, nuk pranoi të komentojë. Trupi i të ndjerit u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.

Mediat belge shkruanin se prej kohësh Xhuliano kishte pasion politikën. Ai ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji dhe jetonte prej vitesh në Belgjikë. Kur ishte 18 vjeç u ndalua, pasi rrahu shokun e tij me shkop bejsbolli. Vitin e kaluar u akuzua për kanabis, por më pas u la i lirë.

SHKARKO APP