Ja kush ishte studentja 21-vjeçare, e cila u vra te Universiteti i Mjeksisë

Një vajzë e re nga Fieri ka humbur jetën në Tiranë, pasi kishte refuzuar lidhjen me një djalë 2 vite më të madh se ajo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në hyrjen e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti Ariela Murati, 21 vjeçe me origjinë nga Berati, por që jetonte prej vitesh në një fshat të Fierit. Vajza kishte 3 vite që qëndronte në Tiranë, pasi studione për Drejtësi.

Duket se refuzimi që i kishte bërë dashurisë së një të riu nga Fieri ka qenë fatale, për atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, Aldison Belulaj, 23 vjeç e ka pritur sot vajzën tek rruga e Dibrës. Kjo e fundit ka qenë bashkë me një shoqe. Djali e ka tërhequr atë dhe e ka qëlluar me disa plumba.

Swiss Digital Mobile Reklama

E reja ka ndërruar jetë menjëherë. Më pas Belulaj e ka kthyer armën nga vetja e tij duke u qëlluar. Menjëherë është dërguar në urgjencën e QSUT-së, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?